Kategoria Superiore

Kamza-Laçi dhe Flamurtari-Kastrioti, java mbyllet me dy sfida të paparashikueshme!

Kamza-Laçi dhe Flamurtari-Kastrioti, dy sfida me shumë intriga brenda dhe të paparashikueshme. Java e 24-t e Kategorisë Superiore do të mbyllet me duelet që do të zhvillohen në Kamëz dhe Vlorë. Skuadra e Gentjan Stojkut do të kërkojë të rikthehet te fitorja në sfidën ndaj Laçit, sukses që do të ishte i pari për Kamzën në këtë vit 2019-të, por edhe për Stojkun. Me një fitore sot, ekipi nga periferia e kryeqytetit do të ngjallte shpresat për mbijetesë duke patur parasysh humbjen e Luftëtarit ndaj Kukësit. Megjithatë Kamza do të ketë përballë një Laç të uritur për pikë. Kurbinasit synojnë të blindojnë vendin e 4-t dhe t’i afrohen Teutës që pozicionohet e treta. 3 orë më pas në orën 17:00 në Vlorë do të masin forcat, Flamurtari dhe Kastrioti. Skuadra e Dajës, synon gjithashtu suksesin për t’u afruar me 4-shen e parë por edhe për të blinduar sa më shpejt mbijetesën pasi duke parë problemet që po has Flamurtari gjithçka mund të vështirësohet në fazën e 4-t. Në krahun tjetër, Kastrioti i Bledar Devollit po kalon një moment shumë të mirë dhe në këtë fazë të tretë duket një skuadër e rilindur që pritet të luftojë deri në fund për mbijetesën. Duke parë ecurinë e të dyja skuadrave gjatë këtij viti, edhe në këtë duel është e vështirë të bësh parashikime.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency