Kategoria Superiore

Kamza-Laçi, sfida e të barabartëve, me objektiva të ndryshëm!

Rikthimi i Klodian Duros në rolin e trajnerit nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Nën drejtimin e tij Kamza gjeti suksesin e parë pas dy humbjeve rradhazi, duke mposhtur 2-0 Kastriotin. Suksesi erdhi në momentin e duhur, por kënaqësia nuk zgjati shumë sepse në takimin e tyre të fundit ndaj Kukësit u mposhtën me rezultat minimal 1-0. Gjithsesi disfata nuk ka arsye për t’u përcjellur me nota të larta trishtimi, pasi erdhi ndaj një kundërshtari që vitet e fundit ka qëndruar gjithmonë mes pretëndetëve kryesorë për titull kampion.

Këtë herë ndalesa e rradhës për Kamzën do të jetë Laçi. Kurbinasit pas 5 javësh kampionat krenohen me faktin se shijen e humbjes ata ende nuk e njohin, aq më tepër që skuadra e Mërgjyshit ka arritur tu bëjë ballë disa testeve të vështira, siç kanë qënë përballjet me Skëndërbeun, Kukësin apo Partizanin.

Laçi çdo sezon qëndron mes klubeve pretendete që aspiron një biletë në Kupat e Europës. Ndërkohë barazimi është rezultati më i shpeshtë që ata kanë arritur, 4 në total dhe plot tre rradhazi në takimet e fundit. Pak a shumë ogranike e dy klubeve është e njëjtë si për Kamzën ashtu dhe për Laçin. Përvoja me të renë janë bashkuar në një, teksa etja për fitore qëndron në të dy kampet. Laçi për t’i thënë stop barazimeve dhe për t’iu bashkuar tre vëndeve të para, ndërsa Kamza për t’i dhënë vetes një shtysë të madhe për të ardhmen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency