Kategoria Superiore

Kamza treni i fundit për Partizanin, Teuta e Luftëtari duan fitore për të larguar krizën

Java e 9 dhe e fundit e fazës së parë në Kategorinë Superiore nis këtë të shtunë me tre sfida shumë interesante. Në orën 14 vëmendja më e madhe do të në jetë në Kamëz, aty ku do të luhet një derbi i vogël i kryeqytetit i vetmi në Superiore për momentin. Kamza e Ndreut pret Partizanin e Iulianos. Askush nuk do ta kishte menduar se pas 8 javëve të para skuadra nga periferia e kryeqytetit do të kishte një pikë më shumë se të Kuqtë dhe do të pozicionohej më mirë se Partizani në renditje. Dueli ndaj Kamzës mund të konsiderohet edhe si treni i fundit për Partizanin në garën për titull. 11 pikë diferencë me Skënderbeun kryesues në vetëm 8 javë janë shumë dhe 15-herë kampionët duhet të bëjnë maksimumin për të marrë tre pikët sot në mënyrë që të mos humbasin akoma më shumë terren me skuadrën e Dajës. Megjithatë përballë një Kamze që deri tani është surpriza e vërtetë e kampionatit pasi renditet e 4-ta, Partizani nuk do ta ketë të thjeshtë.

Po në orën 14 në Gjirokastër, Luftëtari pret Lushnjën në një përballje direkte në garën për mbijetesë. Në 8 javët e para bluzinjtë kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh sa edhe lagunarët, vetëm 5 dhe ndajnë me verdhjeshilët vendin e 9-të dhe të 10-të. Për Luftëtarin ky është shansi më i mirë për t’u rikthyer te fitorja që do të ishte e para me trajnerin e ri Hasan Lika në stol. Në orën 17 në Niko Dovana, do të jetë rradha e Teutës që sfidon Laçin. Pas konfirmimit të trajnerit Magani dhe përjashtimit të Dostit, durrsakët do të kërkojnë të flakin tutje krizën që i ka përshirë në këto javë, por përballë Laçit të Mezanit, misioni për të marrë tre pikët do të jetë shumë i vështirë për Teutën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency