Kategoria Superiore

Kamza zgjedh trajnerin e ri, është një emër surprizë!

Një emër surprizë për stolin e Kamzës. Skuadra nga periferia e kryeqytetit ka emëruar trajnerin e ri pas dorëheqjes së teknikut Ernest Gjoka i cili u largua përfundimisht nga Kamza pas humbjes në shtëpi ndaj Kastriotit të dielën. Presidenti Qarri ka surprizuar jo pak teksa ka zyrtarizuar si timionier të ri Gentjan Stojkun. Një emër i ri dhe i panjohur për Kategorinë Superiore por që në këtë sezon ka regjistruar rezultate shumë të mirë në stolin e Erzenit të Shijakut në Kategorinë e Parë. Stojku ka pranuar menjëherë ofertën e Kamzës teksa nuk është menduar dy herë edhe pse ka marrë përsipër një mision shumë të vështirë, ai për të shpëtuar Kamzën nga rrëzimi në Kategorinë e Parë. Erzeni nuk i ka hapur probleme 44-vjeçarit për ta lënë të lirë, duke emëruar në stol Gentjan Begejan, i cili në fund të vitit të kaluar u largua nga drejtimi i Bësës së Kavajës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency