Premier League

Kane nderon Tottenham, Leicester fiton dhe ngjitet në krye të renditjes

Një gol i kapitenit Harry Kane dy minuta para fundit të ndeshjes, i dha fitoren Tottenhamit në transfertën ndaj West Brom dhe ngjiti “Spurs” në vendin e dytë të renditjes, me 17 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje.

Londinezët dominuan takimin dhe krijuan raste të shumta shënimi me treshen Bale-Kane-Son, por vuajtën jo pak në konkretizim, deri kur Doherty hodhi një krosim të saktë në zonë dhe kapiteni i Tottenham nuk fali.

Vijon me ecurinë pozitive edhe Leicester, që sot triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Wolves dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 18 pikë të grumbulluara në 8 javë.

“Dhelprat” shënuan golin e avantazhit me anë të sulmuesit kryesor Jammie Vardy, i cili u tregua i saktë në ekzekutimin e një penalltie në minutën e 15’, por shpërdoroi një tjetër në të 39-ën dhe nuk arriti të mbyllë dot ndeshjen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency