“Kanë prova shkatërruese për njëri-tjetrin”, paralajmërohet betejë e ashpër gjyqësore mes Tottit e Blasit
Ndarja e Francesco Tottit nga Ilary Blasi ishte tema kryesore e “Domenica In”, e transmetuar më 18 shtator në Rai Uno. Mara Venier intervistoi Roberto D’Agostinon, i pari që dha lajmin e ndarjes në Dagospia. Gazetari rrëfeu detaje të reja të historisë:
“Ata kishin qenë në krizë për të paktën pesë vjet. Kur u largua nga futbolli, Totti përjetoi një moment dëshpërimi, ndërsa karriera e Ilarit mori hov. Kur doli emri i Noemit, Ilary i kërkoi shpjegime Francescos para fëmijëve më të mëdhenj. Kishin vendosur të ndaheshin me një deklaratë të përbashkët që do të lëshohej pas përfundimit të shkollës së fëmijëve. Publikimi i fotove të Fracescos te shtëpia e Noemit e zemëroi shumë Ilaryn. Kjo është arsyeja pse dolën dy deklarata për shtyp”.
D’Agostino paralajmëo se do të ketë një proces gjyqësore me prova të forta e shkatërruese për të dy.
“Të dy, Totti dhe Ilary kanë prova shkatërruese për t’i sjellë në gjyq. Ai gjeti mesazhe erotike në celularin e saj. Më pas mori videon në të cilën Ilary merr orët Rolex nga banka. Do të jetë një proces shkatërrues proces.”
Alex Nuccetelli, një mik i vjetër i ish-futbollistit, mohoi betimin e pretenduar të Tottit: “Francesco nuk betohet për fëmijët e tij. Ai ka pasur gjithmonë respekt të madh për Ilaryn dhe familjen e tij. Çifti kishte probleme të tjera për vite me radhë. Besoj se kriza filloi menjëherë pas lindjes së Isabelës. Fundi i futbollit ishte një dëshpërim i madh për Francescon, ai u ndje i vetëm”.




