Champions League

“Kanibali” Haaland “kafshon” sërish, ua kalon 98 skuadrave për mesatare golash

Erling Haaland luajti vetëm 45 minutat e para të sfidës mes Manchester Cityt dhe Copenhagen në Ligën e Kampionëve, por aq i mjaftuan për të shënuar dy gola, në fitoren e thellë 5-0 të “citizens”.

Sulmuesi 22-vjeçar çoi në 28 numrin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve dhe këtë shifër e ka realizuar në vetëm 22 ndeshje të luajtura, duke pasur një mesatare prej 1.27 golash për ndeshje.

Kjo mesatare është jo vetëm më e mira se çdo futbollist, por është edhe më e mirë se plot 98 skuadra që kanë marrë pjesë në Champions dhe që kanë shënuar më pak se 1.27 gola për ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency