Serie B

Kaos me pankinën e Brescias, tifozët prishin planet e presidentit Cellino

Një barazim pa gola ndaj Cosenza-s, ka bërë që Brescia të përfshihet një kaos që nuk i shkon aspak për shtat një klubi me nivel të tillë profesionalizmi.

Ndonëse vetëm dy pikë larg kreut, presidenti Massimo Cellino vendosi të shkarkojë trajnerin Pippo Inzaghi dhe të emërojë menjëherë Diego Lopez në pankinë, por gjërat nuk i shkuan sipas planit.

Kjo pasi tifozët e “dallëndysheve” kontestuan ashpër Diego Lopez dhe kaq mjaftoi që ky i fundit të refuzojë e të mos paraqitet për të drejtuar seancën e sotme stërvitore.

Të ndodhur në këto kushte, drejtuesit e Brescias vendosën të tërheqin vendimin për shkarkimin e Inzaghit, teksa gjithë kaosin mori përsipër ta sqarojë për mediat drejtori sportiv Marroccu.

“Inzaghi është trajner i Brescias dhe duhet të bashkëpunojë me klubin. Kam parë një Inzaghi ndryshe, ndoshta për shkak të stresit, por mund të rregullojmë gjithçka për të mirën e objektivit, që është ngjitja në Serinë A. Ai dhe Cellino nuk po ecnin në të njëjtin drejtim dhe menduam për Diego Lopez, por nuk u krijua klima e duhur për ta sjellë te Brescia. Megjithatë duhet theksuar se Inzaghi nuk u shkarkua asnjëherë, por thjesht u mor në konsideratë largimi i tij”, deklaroi drejtori sportiv i Brescias.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency