Kategoria Superiore

Kaos në dyert e “Air Albanias”, nuk lejohet hyrja pa kartë identiteti

Një grup inspektimi nga UEFA, për stadiumin “Air Albania”, ka bërë që policia të lejojë hyrjen vetëm për tifozët me kartë identiteti, duke shkaktuar kaos para ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Tifozë të shumtë të të dy skuadrave, por më së shumti të klubit bardheblu, kanë mbetur jashtë, pasi nuk kanë me vete mjet identifikimi dhe nuk lejohen nga policia që të akomodohen në shkallët e stadiumit.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, por edhe drejtues të klubit bardheblu, po përpiqen të negociojnë me delegatin e ndeshjes, për të mundësuar hyrjen e tifozëve, megjithatë duket e vështirë të tolerohet ky kusht, aq më tepër në një mbrëmje ku UEFA kërkon të testojë si zbatohen masat e organizimit të një takimi në “Air Albania”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency