Peshëngritje

Kaosi pas dopingut, Federata Europiane e Peshëngritjes i heq Shqipërisë kampionatin Europian

Federata Europiane e Peshëngritjes i heq Shqipërisë të drejtën për të zhvilluar Kampionatin Europian për të rritur, i parashikuar të zhvillohej nga 26 Marsi deri më 1 Prill 2018. Vendimi u mor pas situatës kaotike të krijuar në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, pasi Romela Begaj rezultoi me doping në Botërorin e zhvilluar në Amerikë, ku fitoi medalje ari në shkëputje dhe argjendi në dygarësh. Pozitiviteti i sportistes shqiptare u shoqërua me dorëheqjen e presidentit Elez Gjoza, emërimin e përkohëshëm në këtë post të Gudar Beqirajt dhe protestat e peshëngritësve dhe trajnerëve për këtë vendim.

Në situatën e krijuar dhe duke mos pasur siguri për zhvillimin e evenimentit kontinental, Federata Europiane e Peshëngritjes njoftoi se Shqipëria nuk mund ta marrë përsipër organizimin e turneut. EËF bëri të ditur se për momentin mbetetn dy opsione. I pari, që është kthyer edhe në prioritet absolut, gjetja e një tjetër shtet i cili do të marrë përsipër zhvillimin e Kampionatit Europian në datat e përcaktuara. Për këtë arsye kanë nisur edhe negociatat me disa prej vendeve kandidate, për organizimin e aktivitetit nga 26 Marsi deri më datën 1 Prill. Opsioni i dytë është shtyrja e evenimentit, në mënyrë që vendit të ri organizator ti jepet mundësia për tu përgatitur.

Një situatë e paprecendentë, ku skandali i radhës me dopingun nuk gjunjëzoi vetëm peshëngritjen shqiptare, duke bërë që nga sporti më i suksesshëm kjo disiplinë të prekë pikën më të ulët, por që tashmë ndikoi edhe në të gjithë peshëngritjen europiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency