Kategoria Superiore

Kapiteni Taipi me fanellë ndryshe nga të tjerët, Kukësi shpjegon arsyen (Foto)

Kapiteni i verilindorëve, Gjelbërim Taipi ishte ai që tërhiqte më shumë vëmendjen në ndeshjen Skënderbeu-Kukësi dhe jo me paraqitjen në fushë, por për faktin se luante me një fanellë ku nuk ishte stampuar emri i tij mbi shpinë.

Ndryshe nga të gjithë futbollistët në fushë, kapiteni i Kukësit kishte vetëm numrin mbi shpinë, ndërsa në emisionin “Gol pas Goli”, trajneri Longo shmangu pyetjen, duke thënë se është çështje e magazinierit të klubit.

Klubi verilindor sqaron se para ndeshjes kishte pasur një problem me fanellën e Taipit dhe pa një tjetër rezervë, ishte detyruar të luante me atë pa mbiemrin mbi shpinë, por vetëm me numrin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency