Karamoh e mbyll me Interin, sot kryen vizitat mjekësore te skuadra e re
Yann Karamoh mund të cilësohet një futbollist i Parmës tashmë, pasi emilianët kanë arritur akordin me Interin dhe 21-vjeçarin francez, i cili pritet që të kryejë vizitat mjekësore sot dhe të firmosë kontratën me klubin e ri.
Pas dy sezonesh, një rin prej të cilëve në Milano dhe tjetrin në huazim te Bordeaux, Inter vendosi të shesë Karamoh te Parma për shifrën e 13 milionë eurove, duke ruajtur edhe 50 % të parave nga një rishitje e mundshme e francezit.
Sulmuesi 21-vjeçar iu bashkua Interit në verën e 2017-ës dhe në sezonin e parë luajti disa ndeshje, duke shënuar edhe një gol spektakolar ndaj Bolognës, ndërsa sezonin e dytë u huazua te Bordeaux, ku luajti rregullisht.
Te Parma francezi do të ketë mundësi të luajë rregullisht dhe të shprehë talentin e tij, ndërsa rol të rëndësishëm në këtë transferim luajti edhe trajneri D’ Averssa, i cili i garantoi Karamoh një fanellë titullari në krahët e sulmit.



