Karius denoncon Besiktasin, nuk paguhet prej 4 muajsh
Loris Karius nuk po gjen qetësi as në Turqi, ku u huazua nga Liverpooli verën e kaluar, për një afat dy vjeçar, te gjigantët e Besiktas.
Pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Realit, gjermani humbi vendin e titullarit dhe iu bashkua Besiktasit, por edhe këtu e ndoqën pas momentet fatkeqe, duke pësuar disa gola të çuditshëm.
Ditën e djeshme ishte trajneri i turqve, Senol Gunes, që tha se gjermani nuk është i përqendruar dhe se nuk është aspak i përfshirë në skuadër, ndaj edhe bën gabime të vazhdueshme.
Por ditën e sotme është njoftuar se vet gardiani gjerman ka çuar klubin turk në FIFA, pasi nuk është paguar për 4 muajt e fundit, ndërsa çështja është tashmë nën hetim.



