Gossip

Karius mbyll 2018-ën me një “pritje spektakolare” (Foto)

2018-a ishte padyshim një vit “horror” për portierin gjerman të Liverpoolit, Loris Karius, i cili bëri dy gafa të rënda në finalen e Ligës së Kampionëve, duke ndihmuar Realin në triumfin e tretë radhazi.

Në verë klubi anglez vendosi ta huazojë te Besiktas, por gafat e ndoqën nga pas portierin gjerman edhe në Turqi, ku në 3-4 raste u bë protagonist me gabime foshnjarake, që i kushtuan golin ekipit turk.

Megjithatë Karius i ka bërë një mbyllje fantastike vitit 2018, pasi ka arritur të fitojë zemrën e aktores dhe modeles gjermane Sophia Thomalla, me të cilën është fotografuar në momente intime, në Miami.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency