Serie A

“Kasapi” me mision të ri, rikthehet te Juventusi pas 17 vitesh

Paolo Montero është një nga mbrojtësit më të ashpër që ka luajtur ndonjëherë. Uruguaiani ishte pjesë e Juventusit në vitet 1996-2005, gjatë së cilëve fitoi dhjetë trofe.

50-vjeçari u ndëshkua plot 21 herë me karton të kuq në karrierë, ndërkohë që do të rikthehet përsëri te “Zonja e Vjetër”. Mediet italiane shkruajnë se ai do të emërohet trajneri i ekipit të të rinjve të Juventusit.

Montero, i cili njihet me pseudonimin “kasapi” për shkak të stilit të tij të lojës, do të jetë pasardhësi i Andrea Bonattit te Juventus U19. Ish-lojtari latin ka provuar disa aventura si trajner.

Ai ka drejtuar klube si Penarol, Boca Unidos, Colon, Rosario Central dhe San Lorenzo, teksa punoi si trajneri i Sambenedettese në Serie C në dy periudha të ndryshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency