Kategoria Superiore

Kastrioti pret kryesuesit, Tirana me mungesa kërkon “arratinë”

Java e 21-të e Superiores sjell përballjen mes dy skajeve të klasifikimit, me Tiranën dhe Kastirotin që do të matin forcat në Kamzë. Bardheblutë kërkojnë që të përfitojnë nga përballja e rivalëve direkt, për të thelluar akoma dhe më shumë diferencën me ndjekësit e tij. Trajneri Orges Shehi nuk do të ketë Vesel Limajn të pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Marsel Imsailgeci ka shfaqur probleme fizike.

Lajm i mirë mund të jetë rikuperimi i kapitenit Erjon Hoxhallari, i cili e ka lënë pas dëmtimin. Bardheblutë kanë arritur që të marrin 6 fitore në 7 ndeshjet e fundit, ndërsa nuk pësojnë në 4 nga pesë përballjet e zhvilluara në Abissnet Superiore. Avantazhi prej 6 pikësh nga ndjekësi më i afërt u jep qetësinë kryesuesve të kampionatit që ta përgatisin pa shumë presion ndeshjen me krutanët.

Kastrioti në anën tjetër vjen pas humbjes 4-0 nga Kukësi, megjithatë skuadra e drejtuar nga trajneri Emiliano Çela ka treguar një tjetër fytyrë në këtë pjesë të dytë të kampionatit, diçka që është reflektuar dhe në rezultate, pasi Kastrioti ka arritur që të afrohet me skuadrat e tjera, duke pretenduar që deri në fund do sigurojë qëndrimin mes më të mirave.

Krutanët në 4 ndeshjet e fundit si pritës kanë marrë 9 pikë, duke pësuar vetëm një gol, një tregues i qartë se Tirana duhet t’i bëjë mirë llogaritë në këtë ndeshje. Të besuarit e Çelës kanë mundësinë që të pretendojnë që të lënë vendin e fundit të renditjes, kombinuar dhe me humbjen e Skënderbeut ndaj Egnatias. Në fazën e parë bardheblutë kanë barazuar 1-1 ndaj Kastrioti, ndaj pritshmëritë për këtë takim janë maksimale.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency