Futboll

Kastrati në gjurmët e Zenelit, një hap larg transferimit te Reims

Pas Arbër Zenelit një tjetër futbollist i talentuar i përfaqësueses së Kosovës është shumë pranë transferimit në kampionatin francez. Bëhet fjalë për Lirim Kastratin shokun e Myrto Uzunit te Lokomotiva e Zagrebit i cili spikati me paraqitjet e tij gjatë sezonit të kalaur në kampionatin kroat. 20-vjeçari do të kalojë te Reims aty ku do të gjejë shokun e tij në kombëtare Arbër Zenelin i cili momentalisht është i dëmtuar. Reims ka arritur akordin me Lokomotivën e Zagrebit për kartonin e sulmuesit të talentuar të Kosovës për një shifër që varion nga 1 deri në 1,5 milionë euro. Sezonin e kaluar me Lokomotivën e Zagrebit, Lirim Kastrati i cili luan si sulmues krahu realizoi 7 gola në 32 ndeshje të kampionatit kroat ndërsa në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni e ka gjetur 1-herë rrugën e rrjetës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency