VIDEO/ Kastrioti me hap Europe, supergoli i Onanugës lë pa pikë Tiranën
Fitoret e Kastriotit edhe ndaj skuadrave më të mira të Abissnet Superiores nuk përbëjnë më lajm. Krutanët mposhtën në “Selman Stërmasi” Tiranën me një supergol të Onanugës në minutën e 16-të, duke marrë një fitore që praktikisht jo vetëm e nxjerr nga gara e mbijetesës, por e afron me zonën europiane, pasi me 40 pikë të grumbullua është shumë pranë Vllaznisë dhe Partizanit. Një katapultim i tillë në renditje vjen pas një ecurie të pabesueshme prej 6 fitoresh radhazi. Nga ana tjetër, Tirana thjesht mund të ketë shtyrë festën e titullit, pasi në Laç, javën e ardhshme do t’i mjaftoi edhe barazimi për t’u shpallur kampion.
Kronika
Tirana-Kastrioti 0-1 (Onanuga 16′)
90+6′- Mbyllet sfida në “Selman Stërmasi’, Tirana pëson një humbje të papritur përballë Kastriotit, që tani mund të ëndërrojë edhe pjesëmarrjen në Europë.
85′ – Pretendon 11-metërsh Toli për prekje të topit me dorë nga kundërshatri, por nuk mendon kështu kryesori, që vijon lojën.
83′ – Disa tentativa të dështuara radhazi nga futbollistët e Tiranës, e fundit nga Limaj, që shkon në duart e Salit.
79′ – Limaj shkarkon të djathtën nga një distancë e largët, por topi shkon mbi tra, asnjë problem për Salin.
68′ – E gabuar tentativa e Ismailgecit, fluturimthi, prirët me portën.
57′ – Xhixha fillimisht me kokë e më pas Seferi rrezikojnë portën e Salit, por rezultati nuk ndryshon.
45+1′ – Tirana e mbyll në sulm pjesën e parë, por pa e gjetur golin, falë një mbrojtjeje solide të Kastriotit.
35′ – Ismailgeci kroson tokazi, por topi i goditur prej tij parakalon gjithë zonën, asnjë nga sulmuesit nuk arrin të godasë.
16′ – Gooool. Kastrioti befason Tiranën dhe merr kryesimin në “Selman Stërmasi”. Edon Hasani niset nga e djathta drejt qendrës, ku shërben për Onanugën, i cili driblon një nga mbrojtësit e Tiranës dhe dërgon topin në rrjetë. Kastrioti në avantazh 0-1.
10′ – Toli tenton golin prirët me portën, topi përfundon në fundore.
6′ – Rasti i parë i rrezikshëm regjistrohet në zonën e Tiranës, me Adolf Selmanin që godet shumë mbi tra.
1′ – Nis sfida në “Selman Stërmasi”.
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismailgeci; Toli, Totre, Limaj; Seferi, Xhixha, Devid
Kastrioti (4-3-3-1): Sali; Neziri, Dida, Selmani, Rami; Karakaçi, Onanuga; Zogaj, Hasani, Greca; Ajazi



