Kastrioti mposht Tërbunin dhe merr arratinë, Superioria më pranë
Rikthimi në Kategorinë Superiore është më pranë për Kastriotin. Skuadra krutane e nisi me këmbën e mbarë vitin 2018-të pasi në ndeshjen përmbyllëse të javës 13-të të Grupit A të Kategorisë së Parë, mposhti 1-0 Tërbunin duke e çuar në +7 pikë avantazhin në renditje ndaj Egnatias ndjekëse. Ndeshjen e vendosi një pukjan pikërisht Taulant Marku që 12 minuta përpara fundit zgjidhi në mënyrën më të mirë një ndeshje të komplikuar për Kastriotin duke ndëshkuar skuadrën e qytetit të të tij të linjdes.



