Kastrioti plotëson organikën me portierin 18-vjeçar
Merkatoja e Kastriotit gjatë kësaj vere është përqendruar përgjithësisht tek elementi i ri dhe i perspektivës. Drejtuesit e skuadrës së sapongjitur në Superiore kanë një strategji të qartë: të formojnë një grup solid me emra të rinj, por që kanë dëshirë dhe potencial për t’u zhvilluar.
Kështu, ditën e sotme klubi krutan ka zyrtarizuar marrëveshjen me një portier të ri, kavajasin, Bruno Puja, i cili ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Puja ka qenë pjesë e kombëtares U-17 më parë dhe konsiderohet një futbollit me të ardhme.
Kastrioti e nis sezonin e ri me një transfertë të vështirë, të shtunën, në orën 16:45, me Luftëtarin në Gjirokastër.



