Kastrioti, rinovojnë Husein dhe Caca
Vijnë edhe dy firma të tjera për Kastriotin në prag të sezonit të ri. Klubi krutan ka njoftuar se Lukman Husein dhe Albert Caca kanë rinovuar kontratën, pra mbeten pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Husein në fakt, ka nënshkruar për dy sezone, ndërsa vetëm për një vit.
Në njoftimin e Kastrioti shkruhet se të dy lojtarët janë të gatshëm për në prag të sezoni të ri futbollistik. Skuadra e drejtuar nga shkodrani Elvis Plori e nis kampionatin me transfertën e Gjirokastrës me Luftëtarin.




