Kategoria Superiore

Kastrioti, sinjalet e duhura kampionatit

Ndaj Partizanit, me pak më tepër përqëndrim, e ndoshta edhe pajk fat mund të kishte përfunduar edhe ndryshe. Kastrioti largohet nga kryeqyteti pa pikë, por me më shumë vetëbesim pas asaj pjese të dytë ku vendosi seriozisht në vështirësi të kuqtë. Në tre javë ka grumbulluar 3 pikë, fitore ndaj Luftëtarit, pastaj dy humbje shumë ndryshe nga njëra tjetra, përballë dy prej skuadrave më të forta të kampionatit, Skënderbeut dhe Partizanit. 180 minuta për të krijuar idetë e para për skuadrën që ishte ndoshta e panjohura e madhe e këtij kampionati. Përulësia e nevojshme në fushë, reparte që funksionojnë të lidhura bashkë, kujdes për të mos  pësuar, gati për të ndëshkuar në kundërsulm, dhe dëshirë për të luftuar. Të gjitha ata që e kanë menduar Kastriotin si emrin e destinuar për të bërë viktimën e radhës në Superiore duhet ti bëjnë ndryshe llogaritë. Skuadra e Elvis Plorit nuk mund të jetë kursesi një kundërshtar i lehtë, përtej ndeshjes me Skënderbeun, në dy takimet e tjera, fitoren në Gjirokastër dhe sfidën e Selman Stërmasit, Kastrioti është konfirmuar se ka hyrë me shpirtin dhe idetë e duhura në Superiore.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency