Kastrioti vijon merkaton, nënshkruan me mesfushorin shkodran
Kastrioti vijon përgatitjet në Ohër, në kuadër të sezonit të ri të Kategorisë së Parë, ndërsa drejtuesit vijojnë punën në merkato, për të krijuar një skuadër konkurruese.
Kështu ditën e sotme krutanët kanë arritur akordin me mesfushorin shkodran Abaz Karakaçi, i cili ka firmosur kontratën dhe ka udhëtuar menjëherë drejt Ohrit, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ramazan Ndreu.
Synimi i krutanëve këtë sezon është që të rikthehen menjëherë në elitë, ndaj edhe është ruajtur një pjesë e mirë e grupit të sezonit të kaluar dhe po përforcohen me elementë të rinj.



