Kategoria Superiore

Kastrioti zyrtarizon afrimin e parë, vjen mesfushori brazilian që ka luajtur me Molden

Kastrioti siguroi të drejtën për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore dhe prej ditës së djeshme nisi përgatitjet nën drejtimin e trajnerit 54-vjeçar Ramadan Ndreu, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë paralelisht në merkato, për të përforcuar ekipin.

Kështu mbrëmjen e sotme klubi krutan ka prezantuar edhe afrimin e parë të merkatos së verës, mesfushorin 26-vjeçar brazilian, Agnaldo Moraes, i cili ka pozuar për herë të parë me fanellën e Kastriotit.

Futbollisti është rritur në ekipet e moshave të Flamengos, ndërsa kulmin e karrierës së tij e ka pasur te norvegjezët e Moldes, ku ka qëndruar për 6 sezone, gjatë të cilëve ka zbritur në fushë për 55 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.

Dy sezonet e fundit, Agnaldo Moraes ka qenë pjesë e skuadrës finlandeze të Rops-it, me të cilën numëron 24 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa nga dita e nesërme do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ndreu.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency