Kategoria Superiore

Kastriotit i licencohet stadiumi, “Redi Maloku” merr “ok” nga FSHF

Kastrioti – Skënderbeu do të luhet në stadiumin e Fushë Krujës, “Redi Maloku”. Në zyrat e FSHF-së u mblodh Komisioni i Licencimit të Klubeve (KLK) me kuorumin e domosdoshëm në përputhje me Rregulloren e Licencimit të Klubeve për shqyrtimin e dokumentacionit të Klubit “Kastrioti”, që ka aplikuar për licencimin e stadiumit “Redi Maloku”, Fushë Krujë, për të zhvilluar në këtë stadium ndeshje të Kategorisë Superiore për sezonin 2018-2019.

Pas shqyrtimit të informacionit paraqitur nga Sektori i Licencimit, shoqëruar me dokumentet dhe evidencat përkatëse (foto dhe video), si dhe konkluzionet e ekspertit të kriterit te Infrastrukturës, komisioni, pasi bëri vlerësimet e nevojshme, nxori konkluzionet e tij dhe pasi vlerësoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga sektori i licencimit, konstatoi se në stadiumin “Redi Maloku”, Fushë Krujë, janë kryer punimet e nevojshme dhe për këtë arsye vendosi që stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë i lëshohet Licenca për zhvillimin e ndeshjeve te Kategorisë Superiore për sezonin 2018- 2019.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency