Katar 2022

Katar 2022/ Suedia dhe Rusia afër kualifikimit, Spanjës nuk i lejohen më hapa fals

Skuadrat kombëtare rikthehen sonte në fushë për eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Llogaritë në disa grupe janë mbyllur, teksa interesante dhe dramatike janë situatat në grupet B dhe H.

Gara për dy vendet e para në grupin B është shumë e fortë. Suedia kryeson me 15 pikë, dy më shumë se Spanja ndjekëse. Nëse kombëtarja nordike fiton sonte në Gjeorgji dhe djemtë e Luis Enrique nuk marrin tre pikët në Athinë, atëherë Suedia do të siguronte vendin e parë duke u kualifikuar në Botërorin Katar 2022.

Nga ana tjetër, Spanjës i mjafton një pikë në transfertën greke për të siguruar vendin e dytë që të dërgon në “play-off”. Gjithsesi, objektivi primar është vendi i parë, që do realizohet nëse Spanja (mbyll eliminatoret në shtëpi ndaj Suedisë, 14 nëntor, 20:45) fiton dy ndeshjet e mbetura.

Situatë dramatike në grupin H, aty ku Rusia (19 pikë) dhe Kroacia (17 pikë) do të garojnë mes tyre deri në çastet e fundit për kreun e grupit. Rusia pret Qipron. Fitorja, e kombinuar me humbjen ose barazimin e kroatëve në transfertën me Maltën, sjell kualifikimin e Rusisë që mbrëmjen e sotme.

Gjithsesi, dueli Kroaci-Rusi i datës 14 nëntor (15:00) do të përcaktojë edhe kombëtaren që do të shkojë në Katar 2022 pa pasur nevojën e “play-off”.

Ndeshjet e sotme

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency