Futboll

Kategoria e Dytë/ Lojtarët dhe stafi i Këlcyrës, dhunë barbare ndaj arbitrit

 

Fundjava riktheu dhunën në Kategorinë e Dytë, aktivitet që vijon të mbetet mjaft problematik në futbollin shqiptar. Ngjarja më e fundit ka ndodhur në ndeshjen Përmeti-Këlcyra.

Futbollistët dhe stafi i Këlcyrës ushtruan dhunë ndaj arbitrit Albi Paço, pasi ky i fundit akordoi 11-metërsh në favor të ekipit vendas, për prekje të topit me dorë në minutat e fundit.

Pamjet tregojnë qartë dy futbollistë që vijnë jashtë fushës, të cilët nisën dhunën ndaj gjyqtarit. I pari me bluzë të kuqe, dhe pas tij një tjetër lojtar i cili e kishte hequr fanellën.

Dhuna barbare vazhdoi me gjithë tentativat e disa lojtarëve vendas, por edhe të forcave të policisë për të mbrojtur arbitrin. Në disa fragmente të videos gjyqtari shihet i shembur në tokë, ndërsa shkelmat dhe grushtet ndaj tij vazhduan.

Në momentin kur policia arriti ta largonte arbitrin kryesor nga lojtarët dhunues, gjyqtarët u futën në dhomat e zhveshjes për të mos dalë më, me ndeshjen që u ndërpre në minutën e 82-të. Për klubin dhe lojtarët e Këlcyrës të përfshirë në dhunë do të merret vendim nga Komisionit të Disiplinës, ku masat priten mjaft të ashpra.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency