Kategoria e Parë/ Pogradeci fiton dhe largohet nga “zona e ftohtë”, Vora “thyhet” në transfertë
Në javën e 20 të Kategorisë së Parë, Pogradeci ka marrë një fitore me shumë vlera në shtëpi ndaj Butrintit teksa i mposhti miqtë nga Saranda me rezultatin minimal, 1-0. Golin vendimtar për liqenorët e shënoi Topllari në minutën e 29 të pjesës së parë, teksa u tregua i saktë nga 11-metrat.
Në vazhdim, vendasit e menaxhuan më së miri avantazhin ndërsa pas këtyre tre pikëve, Pogradeci i largohet zonës së ftohtë të fundtabelës dhe ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 10 të klasifikimit. Nga ana tjetër, Butrinti pas humbjes së dytë radhazim mbetet me 21 pikë në llogari, në vendin e 13.
Sakaq, ndeshja tjetër e javës, ajo mes Maliqit dhe Vorës u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1. Ishin vendasit ata të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Kapllanit në minutën e 52 të pjesës së dytë, ndërsa miqtë ia dolën të rikthenin baraspeshën shtatë minuta më pas me anë të Kozit. Megjithatë, në minutat shtesë Maliqi shë golin e fitores teksa pas këtij rezultati, Vora renditet e 12-ta, me 20 pikë, ndërsa Maliqi mbetet e fundit në tabelën e klasifikimit me 17 pikë, por fitorja jep shpresë se skuadra mund të luftojë për të qëndruar në këtë kategori.



