Premier League

Katër fitore radhazi, Arsenali katapultohet në zonën Champions

Katër fitore radhazi në Premier League, vendi i katërt në renditje (nëse Man. United nuk fiton në derbi me City-n, që do të thotë katapultim në zonën Champions. Arsenali duket se ka gjetur ritmin e duhur në kampionat dhe këtë e vërtetoi fitorja e fundit 2-3 në fushën e Watfordit.

“Topçinjtë” e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën në “Vicarage Road”, ku shënuan që në minutën e 5-të me Martin Odegaard, që u shërbye nga Saka. Vendësit kthyen baraspeshën në rezultat vetëm pas gjashtë minutash lojë me Cucho, megjithatë në të 30-të Saka kaloi sërish në epërsi “Topçinjtë”.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol për Arsenalin, që mbante firën e Martinellit, ndërsa në të 87-tën Sissoko realizoi golin e fundit të sfidës dhe të rezultatit përfundimtar 2-3.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency