Kategoria Superiore

Katër javët vendimtare të Partizanit, “të kuqtë” luajnë gjithçka për gjithçka

Partizani i trajnerit Dritan Mehmeti duket se ka një tjetër fytyrë. Skuadra e kuqe e ka nisur vitin 2022 me një tjetër marsh, teksa krahas rezultateve, skuadra po paraqitet me një tjetër portret. Në katër takimet e zhvilluara në kampionat në këtë vit demat kanë mundur që të marrin 2 fitore, 1 barazim dhe një humbje minimale në transfertë nga Laçi.

Skuadra ka shënuar 7 gola, duke mundur 3-0 Egnatian dhe 4-0 kampionët e Teutës, ndërsa ka barazuar pa gola me Kastriotin. Duke përjashtuar atë realizim të Regi Lushkjes Partizani ka treguar se ka rregulluar diçka në mbrojtje, duke qenë më i kujdesshme dhe solid.

Katër ndeshjet e ardhshme në kampionat do të jenë treguesi i vërtetë i forcës së të kuve, që do të kenë përballje të nxehta, ndërsa duke përfshirë dhe sfidën e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, mund të kosniderohet periudha më përcaktuese për serzonin e të kuqve.

Demat do të kërkojnë kualifikimi në sfidën e së enjtes me Dinamon, pas sfidës së parë që ka përfunduar 1-1. Kupa është rruga më e shkurtër drejt Evropës dhe Partizani kërkon që ta realizojë diçka të tillë.

Krahas përballjes së Kupës, kryeqytetasit do të takohen me Vllazninë, sërish me Dinamon, do të presin Kukësin para se të matin forcat në derbi me Tiranën. Katër ndeshje në plot kuptimin e fjalës të zjarrta për të kuqtë, të cilët mund të kenë mundësinë për të bërë kthesën e madhe e për të pretenduar që të afrohen me zonën evropiane dhe në kampionat. Katër javët e ardhshme në kampionat do të jenë më të rëndësishme për të kuqtë të cilët e kanë dorën e tyre fatin për këtë sezon.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency