Katër kandidatë për të “rrëmbyer” Rudigerin si lojtar të lirë
Siç raporton “Sky Sports”, janë katër kandidatët për të nënshkruar me Antonio Rudigerin si lojtar i lirë në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi i Chelsea-t, nga 1 janari është i lirë të nisë bisedimet me çdo skuadër, së cilës dëshiron t’i bashkohet në përfundim të sezonit. Klubet në garë janë: Reali i Madridit, PSG, Bayerni dhe Juventusi.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Futbollisti deri më tani nuk ka pranuar të nënshkruajë rinovimin. Gjithçka tregon se nuk do të vazhdojë, ndonëse as zyrtarisht nuk është përjashtuar mundësia që të qëndrojë në “Stamford Bridge”.
Si Rudiger ashtu edhe përfaqësuesit e tij duken të gatshëm të nënshkruajnë një parakontratë dhe t’i bashkohen një destinacioni të ri që nga qershori. Është interesant fakti që asnjë nga kandidatët e përmendur nga “Sky” nuk është nga Premier League. Reali, në fakt, mbetet kandidati kryesor, por konkurrenca do të jetë e ashpër për qendërmbrojtësin gjerman.
Quiz Cat: No Quiz found



