Katër klube angleze pas Coutinho, braziliani zgjedh londinezët
Me talentin që tregoi teksa aktivizohej për Liverpool, ishte e vështirë të mendohej se një ditë Philipphe Coutinho, do të kthehej në një barrë për Barcelonën e cila këmbënguli shumë që të transferonte brazilianin në Camp Nou duke shpenzuar plot 135 milionë euro në vitin 2018.
Gjithsesi, 29-vjeçari nuk ia doli për asnjë moment të përshtatej me stilin katalanas me klubin që e dërgoi edhe në huazim te Bayern Munich. Por, tashmë ka ardhur momenti që palët të ndajnë përfundimisht rrugët duke qenë se drejtuesit e Barcelonës duan të lirohen nga paga e tij e lartë.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Për Coutinho janë të interesuara katër klube të Premier League si Newcastle, Tottenham, Everton dhe Arsenal, me topçinjtë që janë kthyer në favoritët kryesorë për të përfituar shërbimet e lojtarit ofensiv. Kjo sepse, Coutinho ka zgjedhur pikërisht londinezët pasi ata janë klubi që i afrohet më shumë pritshmërive të tij për pagën, por edhe për objektivat sportive.
Në këtë formë, në ditët në vijim pritet që të ketë diçka më konkrete, me Barcelonën e cila shpreson që në këtë merkato të janarit të largojë edhe Umtiti.



