Merkato

Kehrer besnik PSG-së, por ka elozhe për kampionёt e Bundesligёs

Thilo Kehre në një intervistë për mediet franceze foli rreth së ardhmes së tij dhe interesimit të Bayernit të Munihut. 25-vjeçari deklaroi se të ardhmen e tij, për momentin, nuk e sheh larg Paris Saint Germain, klub tek i cili është i lidhur deri në vitin 2023.

Mbrojtësi deklaroi se ndihet i nderuar që një klub i madh si Bayerni ka shfaqur interes për të, por theksoi se dëshira e tij është të vazhdojë të qëndrojë në Paris, ku dëshiron të afirmohet si futbollist.

Ai theksoi se për të është vërtet një mundësi e madhe të luajё përkrah një lojtari të madh si Leo Messi dhe se është vërtet i lumtur që argjentinasi iu bashkua klubit francez. Në këtë sezon, Kehre i cili ёshtë aktivizuar gjashtë herё nga trajneri Mauricio Pochettino, theksoi se është shumë i përqendruar te ekipi i tij, ku dëshiron të jape maksimumin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency