La Liga

Keidi Bare, në formacionin titullar kundër Barcelonës në derbi

Keidi Bare përfshihet në formacionin startues të Espanyolit, që në orën 21:00, në  “RCDE Stadium” luan derbin me Barcelonën.

Lojtari kuqezi do të ketë një detyrë të vështirë për të ushtruar presion mbi lojtarët e talentuar “blaugrana”, si de Jong, Gavi, Busquets e Pedri.

Bare mungoi në ndeshjen e fundit kundër Bilbaos, për arsye dëmtimi, sfidë të cilën Espanyoli e humbi 2-1.

Në total, në këtë sezon, është aktivizuar në 16 ndeshje, në 9 prej të cilave titullar.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency