La Liga

Keidi Bare pa trajner, një “Top i Artë” kandidat për stolin e Espanyolit

Vjen edhe zyrtarizimi, Vincente Moreno nuk është më trajneri i Espanyolit. Drejtuesit e klubit katalanas kanë shkarkuar 47-vjeçarin, i cili qëndronte në stol prej gushtit të vitit 2020.

Klubi vlerëson punën e trajnerit dhe stafit teknik në këto dy vite ku u rikthyem dhe forcuam pozitat në La Liga”, lexohet në komunikatën zyrtare të Espanyolit, pjesë e të cilëve është edhe Keidi Bare, mesfushori i kombëtares.

Një nga emrat që pëlqehet shumë nga presidenca është Fabio Cannavaro. “Topi i Artë” i fundit italian (2006) është gati të provojë aventurën e parë si trajner në kontinentin e vjetër, pas eksperiencave në Kinë.

Espanyoli renditet në vend të 13-të në kampionatin spanjoll, kur kanë mbetur dy javë përpara fundit. Ndërkohë, Bare numëron 1 gol dhe 2 asiste në 28 ndeshje sezonale.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency