Europë

Kelly “çmend” Wembley-n, Anglia për herë të parë kampione e Evropës

Anglia është shpallur kampione e Evropës për femra. Kombëtarja e drejtuar nga Sarina Wiegman mundi Gjermaninë me rezultatin 2-1 në finalen e Kampionatit Evropian që u zhvillua në Wembley, duke e fituar për herë të parë në histori këtë trofe.

Një finale krejtësisht e ekuilibruar, e zhbllokuar nga vendaset në minutën e 62-të falë golit të Toone, por reagimi e gjermaneve ishte i shpejtë. Në minutën e 79-të barazoi Magull. Sfida shkoi në shtesë, por anglezet I shmangën penalltitë pasi realizuan në minutën e 111-të golin e fitores me anë të Kelly-t.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency