Kelmendi “bie” në gjysmëfinale, por fiton medaljen e bronztë
Majlinda Kelmendi nuk ia doli ta çonte deri në fund ëndrrën për suksesin e radhës në Kampionatin Kotëror. Xhudistja e famshme kosovare u mposht nga kampionia në fuqi e botës, Uta Abe, në gjysmëfinale e zhvilluar në Tokio.
28-vjeçarja nga Peja ishte në kërkim të titullit të tretë të botës në Tokyo 2019, por u ndal nga 19-vjeçarja japoneze. Gjithsesi, gjakovarja nuk doli pa medalje, pasi në finalen për të bronztë mposhti portugezen Joana Ramos.
Kosovarja, kampione bote më 2013 dhe 2014, raundin e parë e kaloi pa luftë, në raundin e dytë e mundi Luz Olvera nga Meksika. Në rundin e tretë e kaloi Agata Perencin e Polonisë, para se ta mposhte Shishimen në çerekfinale.
Një ditë më parë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë, në kategorinë deri 48 kilogramë. Xhudistja kosovare e fitoi të bronztën pasi mposhti Laura Martinez Abelenda në duelin final për vendin e tretë me ippon pas vetëm 30 sekondash.



