Premier League

“Kemi 250 lojtarë në huazim”, Guardiola: Porro? Nuk kam kohë të flas me të gjithë!

Pedro Porro është një nga lojtarët që ka huazuar Manchester City në klubet e tjera. Anësori i djathtë spanjoll do të jetë pjesë e Sportingut të Lisbonës deri më 30 qershor, sipas akordit mes dy klubeve për huazimin 2-vjeçar që filloi në verën e vitit 2020.

4 gola dhe 4 asiste me kampionët e Portugalisë këtë sezon për 22-vjeçarin, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës luzitane. Pep Guardiola është i lumtur për rritjen dhe përmirësimin e Porros, i cili debutoi me kombëtaren e Spanjës në marsin e vitit të kaluar.

Trajneri i “Cityzens” nuk e kurseu batutën pas një pyetje që iu bë në konferencën për shtypin përpara sfidës së parë të raundit të 1/8-ve në Champions League. City luan sonte në Lisbonë me objektivin për të hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në çerekfinale.

E njoh në perfeksion Porron, por ne kemi rreth 250 lojtarë në huazim dhe e kam të pamundur të flas me të gjithë, nuk kam kohë. Jam i kënaqur që ai po bën shumë mirë te Sportingu“, deklaroi Guardiola.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency