Kombëtare

“Keni qejf të flisni për gabime”, Gjimshiti: Presioni është pozitiv, si e mposhtim Izraelin

Shqipëria është gati për duelin e dytë në Grupin 2 të Ligës B në Nations League. Kuqezinjtë, që barazuan 1-1 në transfertë ndaj Islandës, të premten (20:45, Supersport 2) presin Izraelin në “Air Albania”, me tifozët që presin fitoren.

Berat Gjimshiti gaboi në sfidën e parë. Mbrojtësi i Atalantës, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Edi Rejës, u ndal në prononcimin për mediet te Izraeli, ekip ndaj të cilit synojmë maksimumin.

SFIDA – “Çdo kundërshtar të jep presion, nuk ka skuadër qe nuk të jep presion. Është më mirë qe ka presion, sepse je me i përqendruar. Objektivi? Vendi i parë. Të gjithë duan vendin e titullarit. Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, do japim maksimumin”.

KUNDËRSHTARI – “Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtarë të shpejtë. Të mbrohemi mirë, por edhe të sulmojmë mirë, sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme”.

GABIMI ME ISLANDËN – ”Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen. Për gabimin kam parë se keni qejf të flisni. Në çdo pune te gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet në ndeshjen tjetër”.

NATIONS LEAGUE – ”Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep me shume në fund merr vendin e parë. Islanda apo Izraeli? Të dyja ekipet mendoj se janë njësoj”.

KOMBËTARJA – “Sigurisht që kemi diskutuar për vështirësitë. Në ndeshjen e fundit kemi bërë gjithçka mirë,  por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë ndaj Izraelit”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency