Kategoria Superiore

“Kërcënimi” Skënderbeut, do titullin pa nisur faza e katërt

Dy fitoret radhazi, në Kupë dhe kampionat, kanë bërë që Skënderbeu t’i rikthehet ritualit të zakonshëm, madje këtë fundjavë shtoi diferencën me ndjekësit. Ndaj Vllaznisë u pa një skuadër që bind në fushë, si një makinë e vërtetë, duke rikthyer në memorie ekipin e fillimit të sezonit, që po shkëlqente në Europë. Goli i Vangjelit, pas asistit të Osmanit, por mbi të gjitha fitorja me përmbysje është një tregues i besimit që kanë korçarët tek aftësitë e tyre. Diçka të tillë e pranoi edhe vetë trajneri Ilir Daja, ndërkohë që kërcënimin e vërtetë e bëri lojtari i ndeshjes, sulmuesi James Adeniyi.

“Na duhet shumë punë për të vijuar me këtë ritëm. Por synimi ynë është që të fitojmë titullin kampion pa filluar faza e 4-t.”

Mjafton kjo fjali për të kuptuar se me çfarë morali është Skënderbeu në këtë moment, madje është një mesazh i dërguar ndaj rivalëve, për më tepër që kjo fundjavë do të sjellë edhe një sfidë direkte me Flamurtarin. Nëse Skënderbeu do të vijojë me këtë ritëm, atëherë është e sigurtë që objektivi i vendosur, titulli kampion, që pa filluar faza e 4-t, është mëse i arritshëm.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency