Kërcënohet nga UEFA, por “Djalli” bën llogaritë për Championsin
Milani ka nisur të bëjë llogaritë për kualifikimin në Champions. Edhe sezonin e kaluar kuqezinjtë e tentuan, por, në fund, nuk arritën t’ia dilnin mbanë dhe ajo çka mbeti ishte një faturë me kosto 126 milionë euro të shpenzuara. Pikërisht për këtë pjesë UEFA ka vendosur ta hetojë “Djallin”.
Një periudhë e vështirë për skuadrën e Gattusos, por që mund të ketë një fund të lumtur, gjithmonë nëse nga ana e UEFA-s në drejtim të kuqezinjve nuk vijnë masa të ashpra ndëshkimore. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit nuk janë ndalur në shpenzime, duke nisur që afrimi i Higuain (u largua në janar) e deri tek blerja e në merkaton dimërore të Piontekut dhe Paquetas.
Lojë “shahu” që do të luhet nga Ivan Gazidis e që ka të bëjë me aspektin e Fair Play-t Financiar. Për të kryer shpenzime të mëdha njëkohësisht duhet bërë kujdes që të mos shkelen limitet e përcaktuara nga UEFA. Bakayoko ka arritur të fitojë fanellën e titullarit, por 35 milionë euro që kërkon Chelsea për lojtarin është një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar dhe shpëtimi i vetëm është që Milani të sakrifikojë ndonjë prej lojtarëve që ka në organikë. Kessie është një prej tyre. Për mesfushorin janë shumë klube që kanë shfaqur interes. Suso, klausola e të cilit kap shumën e 40 milionë eurove mbetet një tjetër element që pritet të mbushë disi arkat.



