Kërkesa e parë e Erik ten Hag për Manchester United, ja cilin lojtar do të afrojë
Erik ten Hag i ka bërë Manchester United kërkesën e parë për afrimet që tekniku dëshiron të bëjë te “Djajtë e Kuq” në merkaton e verës.
Trajneri, i cili deri në përfundim të sezonit të Eredivisie është në krye të Ajax-it, ka kërkuar nga klubi i tij i ardhshëm që të afrojë mbrojtësin e Feyenoord, Malacia-n.
Kontrata e 22-vjeçarit me Feyenoord mbaron në verën e 2024-ës, megjithatë ai është një nga emrat më të preferuar nga Ten Hag dhe për këtë arsye trajneri do ta ketë sa më shpejt pjesë të ekipit që do të drejtojë.
Gjatë këtij sezoni të Eredivisie, mbrojtësi holandez ka luajtur në 31 ndeshje në kampionat, nga të cilat ka shënuar një gol dhe ka dhënë 4 asiste.



