Bundesliga

Kërkohet nga Barça, Nagelsmann: Lewandowski do të qëndrojë me ne

Robert Lewandowski dhe e ardhmja e tij është kthyer në një çështje që i ka bërë me dhimbje koke të gjithë te Bayern Munich.

Sulmuesi kërkohet nga Barcelona, ndërsa vetë polakut i duket tunduese kalimi në La Liga, duke u përballur edhe me faktin se te bavarezët nuk kanë ndërmend t’i rrisin pagën apo t’i ofrojnë një kontratë më të gjatë se 2-vjeçare.

Ndërsa gjerësisht në media është raportuar se kampionët e Gjermanisë i kanë vendosur një çmim prej 40 milionë euro kartonit të Lewandowskit, së fundmi për sulmuesin ka folur edhe trajneri Julian Nagelsmann.

I pyetur në konferencën për mediet të dhënë në prag të sfidës me Borussia Dortmund, tekniku theksoi se 33-vjeçari do të qëndrojë në Bayern, pasi ka kontratën edhe për një vit tjetër.

“Ai ka një kontratë dhe do të vazhdojë me ne”,-deklaroi Nagelsmann, ndërsa kjo verë pritet të jetë shumë e trazuar te bavarezët, duke ditur se vetë sulmuesi dëshiron të largohet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency