Futboll

Kërkohet nga gjysma e Evropës, talenti gjerman: Mendoj vetëm për Salzburgun

Karim Adeyemi është talenti i radhës që po rrit Red Bull Salzburg. Sulmuesi gjerman ka shënuar 18 gola në të gjithë kompeticionet dhe ka dhuruar edhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

Kampionët e Austrisë do të përballen me Bayern Munchen në Champions League nesër në mbrëmje, teksa 20-vjeçari gjerman mendohet si zëvendësuesi i Erling Haaland te Borussia Dortmund.

Adeyemi (3 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren gjermane) ka oferta edhe nga klube të tjera përveç verdhezinjve gjermanë, dhe në prononcimin për mediet u ndal tek e ardhmja e tij.

E kam mendjen vetëm te Salzburgu, asgjë nuk është e qartë rreth së ardhmes time. Ajo që duhet të ndodhë në verë, le të ndodhë në verë. Ndeshja ndaj Bayernit është e rëndësishme për mua, pasi unë kam lindur në Mynih”, deklaroi Adeyemi.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency