Merkato

Kërkohet nga Milan e Tottenham, Leverkusen heq nga merkatoja mbrojtësin ekuadorian

Administratori i sektorit sportiv tek klubi i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes foli për situatën e mbrojtësit Piero Hincapie ku theksoi se futbollisti nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj merkatoje vere, pavarësisht interesimit të Tottenhamit, Milanit dhe Napolit.

Qendërmbrojtësi i aspirinave zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm gjë që tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha europiane që janë vënë në rresht për shërbimet e tij.

“Spurs”-at bënë hapin e parë në merkato duke i paraqitur gjermanëve 34 milionë paund për kartonin e ekuadorianit, por pavarësisht shumës së ofruar, drejtuesit e klubit gjerman e kanë refuzuar duke theksuar edhe njëherë se futbollisti nuk është në shitje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency