Serie A

Kërkohet nga Reali dhe PSG-ja, Pioli: Leao qëndron në Milano

Rafael Leao është kthyer në çështje te klubi i Milan. Ndërsa së fundi është raportuar vazhdimisht për pakënaqësitë e sulmuesit te “kuqezi”, Stefano Pioli i ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra.

I ftuar te emisioni “Che tempo che fa”, trajneri i Milanit ka theksuar se 22-vjeçari do të qëndrojë te “Djalli”.

Leao qëndron në Milano. Duhet të punosh shumë me të, pasi ka ende shumë vend për përmirësim.”-deklaroi tekniku.

Gjatë këtij sezoni, portugezi ka luajtur në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 12 asiste.

Sulmuesi ka kontratë deri në verën e 2024-ës me Milanin dhe vlera e tij aktualisht është 50 milionë euro, por pavarësisht shifrës për portugezin kanë shfaqur interes disa gjigantë europian, siç janë Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Megjithatë te Milan nuk duan ta shesin portugezin dhe nga fjalët e Piolit u la të kuptohej se edhe vet sulmuesi dëshiron qëndrimin në Milano.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency