La Liga

Kërkohet nga shumë klube, Xavi sqaron pozicionin e De Jong te Barcelona

Frenkie De Jong nuk është shndërruar dot në titullar të padiskutueshëm te Barcelona dhe kaq ka mjaftuar që emri i tij të lakohet si nga shumë klube në planet e tyre për merkaton e kësaj vere.

Megjithatë ka një njeri që beson shumë te holandezi dhe ky është trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka ka deklaruar se De Jong do të vijojë karrierën te katalanët, pasi e sheh shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

“Kam folur me De Jong, pasi e shoh shumë të rëndësishëm për Barçën, si aktualisht, ashtu edhe për të ardhmen. Është një pasuri e klubit dhe do të vijojë të qëndrojë këtu”, u shpreh trajneri i Barcelonës, duke mbyllur dyert e merkatos për mesfushorin holandez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency