Kërkohet përmbysja në Kupë, Tirana zyrtarizon stadiumin për ndeshjen me Dinamon
Tirana pret të enjten Dinamon për llogari të Kupës së Shqipërisë teksa bardheblutë do të kërkojnë përmbysjen duke qenë se në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultatin 2-0.
Ditën e sotme, klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar edhe stadiumin ku do të zhvillohet sfida ndërsa është përzgjedhur impianti më i ri në vend, Air Albania. Sfida do të nisë në orën 19:45, teksa në faqen e tyre zyrtare Tirana njofton edhe hedhjen e biletave në treg duke kërkuar mbështetjen e tifozëve për të vazhduar rrugëtimin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend.




