Kategoria Superiore

Kërkojnë t’i prishin festën Tiranës, me dhjetëra fansa të kuq i japin “zemër” Partizanit

Me dhjetëra tifozë të Partizanit ishin të pranishëm në seancën e fundit stërvitore  të të kuqve në prag të derbit të fundit sezonal me Tiranën. Ultrasit e kuq i kanë ndjekur përgatitjet e skuadrës në shkallët e stadiumit në kompleksin e ri, duke i motivuar edhe më shumë “demat” para sfidës derbi, ku u kërkohet të shtyjnë festën e Tiranës.

Bardhebluve shpallen matematikisht kampionë nëse fitojnë derbin, por edhe nëse mposhten dhe Laçi nuk ia del të fitojë ndaj Kastriotit. Gjithsesi, për rivalitetin e ashpër që ekziston mes klubeve të kryeqytetit, tifozët e kuq duan ta zbehin sa më shumë festën e bardhebluve.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency