Champions League

Kërkon më shumë zhurmë nga tifozët, Qarabag zgjedh një stadium të vogël për Partizanin!

Qarabagu zgjedh një stadium të vogël për ndeshjen e kthimit ndaj Partizanit në turin e parë të UEFA Champions në mënyrë që tifozët të ndihen më shumë me praninë e tyre dhe të bëjnë sa më shumë zhurmë për të mbështetur skuadrën vendase. Nga sa bën me dije klubi i Partizanit, Qarabag e ka zhvendosur nga stadiumi Tofiq Bahramov në Baku që ka një kapacitet prej 31 e 200 vendesh në një stadium shumë të vogël siç është Dalga Arena një impiant i vogël prej vetëm 6500 vendesh që është i vendosur në një zonë të kryeqytetit Baku dhe në të cilin luan ndeshjes si skuadër pritëse Ravan Baku. Do të jetë një fushë deri diku asnjënëse kjo për Qarabag dhe nga një plus për skuadrën azere mund të jetë një minus për ta dhe një plus i madh për Partizanin që është mësuar të luajë në të tilla stadiume pasi të kuqëve me siguri do t’u ngjajë me një impiant të Kategorisë Superiore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency